Sport

Dortmundi ndërpret serinë e fitoreve të Leverkusenit! - VIDEO

“Presioni” i vendasve nuk solli përmbysjen, me takimin që përfundoi në barazim mes tensionit të lojtarëve.

3 Dhjetor 2023, 20:54 Nga DOSJA
Dortmundi ndërpret serinë e fitoreve të Leverkusenit! - VIDEO

GJERMANI - Përfundon pa fitues Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund (1-1), supersfida e javës së 13-të në Bundesliga. Kryesuesit e kampionatit gjerman i dhanë fund ecurisë fantastike prej 8 fitoreve radhazi. Dhe tani mund të kapen nga Bayern Munchen në vendin e parë.

Tjetër provë force për verdhezinjtë e Dortmundit pas fitores 1-3 me Milanin në “San Siro”, në Champions League. Norvegjezi Ryerson kaloi miqtë në avantazh në minutën e pestë, ndërkohë që në shtesat e së parë VAR-i anuloi një gol shumë të bukur të Florian Wirtz.


Djemtë e Xabi Alonsos dominuan 45 minutat e dyta, duke gjetur barazimin falë golit të nigeriniat Victor Boniface (81’). “Presioni” i vendasve nuk solli përmbysjen, me takimin që përfundoi në barazim mes tensionit të lojtarëve.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll