Sport

Toni Kroos po mendon për lamtumirën!

Duke u bërë edhe një herë një lojtar i rëndësishëm i 11-shes së Ancelottit në mungesë të Camavinga dhe Tchouamenie, mesfushori Toni Kroos po mendon për mundësinë e lamtumirës.

4 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Toni Kroos po mendon për lamtumirën!

SPANJE - Në fund të kontratës së tij me Real Madridin, Toni Kroos është në mendime për të ardhmen e tij. Një situatë disi e ngjashme me vitin e kaluar, kur mendoi ta ndalonte karrierën. 

Duke u bërë edhe një herë një lojtar kryesor i 11-shes së Carlo Ancelottit në javët e fundit, mesfushori gjerman vazhdon të impresionojë në Madrid. Megjithatë, dyshimet e tij vazhdojnë për vazhdimësinë e tij pas sezonit.

Sipas informacioneve të “Relevo”, Toni Kroos po mendon ta mbyllë karrierën në fund të sezonit, ai gjithmonë ka dashur të largohet si një lojtar i rëndësishëm në skuadër. 

Gjermani ka marrë parasysh edhe aspektin fizik, ku ende e shqetësojnë dëmtimet e vjetra. Ai nuk ka në plan të nxitojë në vendimin e tij, por në të vërtetë mendon për këtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll