Bota

Siria nuk gjen qetësi/ Sulm me autobombë në kufirin me Turqinë, vdesin 13 persona

2 Nëntor 2019, 18:54 Nga DOSJA
Siria nuk gjen qetësi/ Sulm me autobombë në kufirin me

SIRI- Rreth 13 persona kanë mbetur të vrarë në Siri gjatë një shpërthimi të një auto-bombe në qytetin Tal Abyad në kufirin me Turqinë. “Bazuar në në gjetjet e para, 13 civilë u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën në shpërthimin në qytetin verilindor”, tha ministria e mbrojtjes e Turqisë në një deklaratë të Shtunën.

Qyteti ka qenë dëshmitar i disa prej luftimeve më të rënda qëkur ushtria turke filloi një operacion muajin e kaluar në veri-lindje të Sirisë kundër grupit të armatosur kurd. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftëtarët pro-Turqisë dhe civilët ishin midis të vdekurve dhe të plagosurve në shpërthimin e makinës, shkruan Al Jazeera.

“Ne e dënojmë këtë sulm çnjerëzor të terroristëve të përgjakshëm të PKK / YPG të cilët sulmuan civilët e pafajshëm të Tal Abyad të cilët u kthyen në shtëpitë dhe tokat e tyre si rezultat i Operacionit të Pranverës së Paqes”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në Tëitter. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin.

(E.S. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota sulm me autobombe sulmet ne siri sulm me autobombe sulmet ne siri

Sondazh

Poll