Bota

Spiuni që tradhtoi al-Bagdadin ishte njeri i brendshëm, u shty nga hakmarrja kundër ISIS

2 Nëntor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Spiuni që tradhtoi al-Bagdadin ishte njeri i brendshëm, u shty nga

SIRI E VERIUT- Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi u tradhëtua nga një anëtar i rrethit të brendshëm, i cili ndihmoi që trupat amerikane të shkojnë në kompleksin e tij në veri të Sirisë. Komandanti i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, Mazloum Abdi i dha NBC News-it një raport të detajuar se si ai kaloi muaj të tërë duke trajnuar një spiun brenda ISIS-it, i cili ndoqi al-Bagdadin ndërsa ai lëvizte nga një shtëpi në tjetrën.

Abdi nuk e identifikoi se cili ishte tradhëtari, por zyrtarët e inteligjencës kurde e përshkruan atë si një arab që kishte shumë të afërm në ISIS. Abdi tha se motivimi kryesor i informatorit ishte hakmarrja. “Unë mendoj se ai ishte nën presion të madh nga familja e tij. Të afërmit e tij u trajtuan ashpër nga ISIS. Ai dëshironte të hakmerrej kundër ISIS-it dhe al-Bagdadit”, nënvizon Abdi. “Ai ishte një zyrtar i sigurisë, një zyrtar i sigurisë personale për vetë al-Bagdadin, përgjegjës për lëvizjet e këtij të fundit”, vijoi më tej ai.

Një pjesë e punës së informatorit, tha Abdi, ishte “sigurimi i vendeve” ku al-Bagdadi do të fshihej më vonë. Ky spiun i ISIS-it mësoi përmendësh vendndodhjet dhe paraqitjet e shtëpive të sigurta të al-Bagdadit dhe madje vodhi edhe mostra të gjakut dhe veshjeve të al-Bagdadi për analiza të ADN-së, tha ai.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll