Bota

U emërua në krye të ISIS, SHBA nis hetimet për liderin e ri të Shtetit Islamik

2 Nëntor 2019, 11:17 Nga DOSJA
U emërua në krye të ISIS, SHBA nis hetimet për liderin e ri

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur hetimet në lidhje me drejtuesin e ri që është emëruar në krye të Shtetit Islamik. Lajmi është bërë i ditur gjatë të premtes nga Nathan Sales, koordinatori kundër terrorizmit në SHBA. “Sa herë që të ketë një lidership të ri në krye të organizatës terroriste, ne duam të sigurohemi që të kemi informacionet që duhen për të përballuar kërcënimin që mund të vijë prej tyre”, tha Sales në një konferencë. Shteti Islamik në një kasetë audio të shpërndarë gjatë ditës së enjte konfirmoi se al-Bagdadi u vra gjatë një sulmi nga forcat speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. Shteti Islamik në këtë kasetë audio dëgjohet teksa zotohet për hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters.

Gjithashtu grupi terrorist i njohur si ISIS tha se një pasardhës i al-Bagdadit i identifikuart si Ibrahim al-Hashemi al-Quraishi ishte emëruar në krye të Shtetit Islamik. Emërimi i al-Hashemi al-Quraishi ishte konfirmuar edhe nga presidenti Trump gjatë ditës së premte,i cili në një konferencë për mediat tha se: “ISIS tashmë ka një lider të ri. Ne e dimë saktësisht se kush është ai”, tha Trump duke mos dhënë më shumë detaje.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi vrasja e al-bagdadi abu bakr al-bagdadi vrasja e al-bagdadi

Sondazh

Poll