Bota

Mustafa: Vjosa Osmani është ende kandidate për kryeministre

2 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Mustafa: Vjosa Osmani është ende kandidate për kryeministre

KOSOVË– ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kreu i PDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se Vjosa Osmani për PDK-në është ende kandidate për kryeministre.

Gjatë një deklarate për mediet, Mustafa tha se  nuk mund ta caktojë zonjën Osmani si ministre të punëve të Jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e Jashtme.

Zonja Osmani për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen. Do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë. Ndërsa sa i përket ministrisë së Jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri. Nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të Jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e Jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër”, u shpreh Isa Mustafa.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa vjosa osmani isa mustafa vjosa osmani

Sondazh

Poll