Bota

Një top gjigant xhelatinoz zbulohet në brigjet e Norvegjisë (Video)

2 Nëntor 2019, 12:20 Nga DOSJA
Një top gjigant xhelatinoz zbulohet në brigjet e Norvegjisë

NORVEGJI- Një zbulim unik dhe i rrallë i bërë nga disa studiues në brigjet e Ørstafjorden, Norvegji. Zbulimi u bë nga kapiteni Nils Baadnes dhe nga nën Ronald Raasch me anijen kërkimore REV Ocean që monitoron gjendjen e deteve.

Të dy u zhytën 200 metra larg bregdetit dhe rreth 16 metra të thellë, duke kërkuar në zonën e rrënojave të një anije të mbytur të Luftës së Dytë Botërore kur e bënë këtë zbulim. Para tyre u u shfaq një top i madh transparent (pothuajse aq i madh sa një burrë i rritur) me një përmbajtje të hollë brenda.

Me dhjetëra vezë kallamarësh gjendeshin brenda tij. Videoja e regjistruar me një GoPro, u shpërnda në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u bë virale. Për shkencëtarët, kjo është një pamje shumë e rrallë, zakonisht qeset e vezëve, të vendosura dikur aty, rrëshqasin  shpejt drejt në fund të detit deri në 150 metra të thellë, duke u bërë, në të vërtetë, të padukshme. Prandaj një fenomen, që vërehet në Tetor, që është shumë i rrallë.

Burimi: Corriere Della Sera

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota norvegji top xhelatinoz norvegji top xhelatinoz

Sondazh

Poll