Aktualitet

‘Më ka ikur vajza nga shtëpia’, babai në Prrenjas kërkon ndihmën e policisë për zhdukjen e të bijës

Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

3 Dhjetor 2023, 13:42 Nga a.l
 ‘Më ka ikur vajza nga shtëpia’, babai në Prrenjas
Policia

LIBRAZHD- Në komisariatin e Policisë në Librazhd ka mbërritur një telefonatë. Një qytetar ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij. Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, njofton Policia. 

librazhd

Sondazh

Poll