Bota

Sulmi me thikë në Paris, autori besnik i grupit të Shtetit Islamik

Në video, ai premton besnikëri ndaj ISIS dhe mbështet xhihadistët që veprojnë në Afrikë, Irak, Siri, Pakistan dhe Jemen.

3 Dhjetor 2023, 22:15 Nga A.TH
Sulmi me thikë në Paris, autori besnik i grupit të Shtetit
Takimi i sigurise ne France

FRANCË- Armand Rajabpour-Miyandoab, autori i dyshuar i sulmit që vrau një person në Paris mbrëmë, regjistroi një video përpara se të vepronte. Në arabisht, ai paraqitet si një luftëtar i Shtetit Islamik (IS). Në video, ai premton besnikëri ndaj ISIS dhe mbështet xhihadistët që veprojnë në Afrikë, Irak, Siri, Pakistan dhe Jemen.

Kjo video është postuar në internet veçanërisht në llogarinë e tij X, e hapur në tetor. Një rishikim i llogarisë së tij zbuloi postime rreth Hamasit dhe Palestinës. Autori, Armand Rajabpour-Miyandoab sulmoi me thike pranë Kullës Eifel, një turist gjermano-filipin, ku përveç se ishte I njohur me islamizmin e tije tij radikal por kishte dhe çregullime serioze të shëndetit mendor.

armand rajabpour-miyandoab

Sondazh

Poll