Bota

Izraeli shtrin sulmin ushtarak në jug, më shumë se 15.500 të vdekur në Rripin e Gazës

Pretendimeve të Netanyahut i është përgjigjur Irani, i cili bëri thirrje që Izraeli të ndalet, në të kundërt lufta do të përhapet në të gjithë rajonin.

3 Dhjetor 2023, 19:53 Nga A.TH
Izraeli shtrin sulmin ushtarak në jug, më shumë se 15.500 të
Gaza

IZRAEL- Menjeherë pasi marrëveshja me Hamasin morri fund Izraeli ka zgjeruar manovrën tokësore në sektorin jugor të Gazës, ku njësitë tokësore veprojnë në veri të Khan Yunis. Disa ushtarë izraelitë u plagosën në Beit Hillel, në Gailea e Epërme, nga shpërthimi i një rakete antitank të lëshuar nga Libani i Jugut.

Ndërkohë që është bombarduar kampi i refugjatëve Jabalia ku rezultojnë dhjetëra të vrarë. Ndërkohë, kryeministri Netanyahu deklaroi se është i vendosur që të shkatërrojë Hamasin. Pretendimeve të tij i është përgjigjur Irani, i cili bëri thirrje që Izraeli të ndalet, në të kundërt lufta do të përhapet në të gjithë rajonin.

E ndërsa ushtria izraelite I është drejtuar jugut të Rripit të Gazës, ministria palestineze ka publikuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori. Sipas saj, deri më tani janë vrarë 15,523 persona dhe 41.316 të lënduar.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll