Bota

Fitoi Miss Universe/ Qeveria e Ortegës në Nikaragua tall dhe përçmon Sheynnis Palacios

Fitorja e saj shkaktoi një reagim të rrallë gëzimi në një vend që vitet e fundit ka parë pak për të brohoritur. Regjimi dukej i pasigurt se si të sillej me Palacios dhe emocionet rreth fitores së saj.

3 Dhjetor 2023, 22:07 Nga A.TH
Fitoi Miss Universe/ Qeveria e Ortegës në Nikaragua tall dhe
Sheynnis Palacios

NIKARAGUA- Kur Sheynnis Palacios u shpall Miss Universe, erdhi si një lajm i mirë në Nikaragua. Turma të gëzuara dolën në rrugët e Managua-s për herë të parë që nga protestat masive në 2018 që u shtypën me forcë nga qeveria. Regjimi i Nikaraguas, paranojak për çdo aluzion disidence, fillimisht e uroi Palacios, por që atëherë i ka shtypur festimet, jo vetëm sepse vetë Palacios mori pjesë në demonstratat e 2018-ës dhe kundërshtarët e regjimit e kanë konsideruar atë si një simbol të shpresës, shkruajnë mediat e huaja.

Palacios, 23 vjeç, u bë Miss Universe e parë nga Amerika Qendrore në edicionin e këtij viti të konkursit, të mbajtur në El Salvador më 18 nëntor.

"Ajo erdhi si një surprizë dhe shkaktoi shprehje spontane të kënaqësisë në vend," tha Elvira Cuadra, një sociologe Nikaraguane që jeton në mërgim në Kosta Rika.

Palacios vjen nga një familje me të ardhura të ulëta që shiste topa brumi të skuqur të njohur si buñuelos për shkolluar atë në universitet dhe historia e saj dukej se rezononte me shumë Nikaraguan. Po kështu edhe pjesëmarrja e saj në protestat e 2018-ës, e cila u bë e njohur pasi fotot e saj nga ajo kohë u bënë virale para konkursit të Miss Universe. Disa nikaraguanë që shikonin ceremoninë e Miss Universe panë veshjen e Palacios, me fustanin e saj të bardhë dhe pelerinën blu, si një referencë për flamurin kombëtar që u ndalua pas vitit 2018.

Vetë Palacios nuk tha asgjë të hapur politike gjatë ceremonisë. Ajo përmendi feministen britanike të shekullit të 18-të, Mary ëollstonecraft, si një frymëzim përpara se t'ia kushtonte kurorën e saj "vajzave të botës, vajzës brenda meje ... dhe më shumë se 6 milionë njerëzve të vendit tim". Fitorja e saj shkaktoi një reagim të rrallë gëzimi në një vend që vitet e fundit ka parë pak për të brohoritur. Regjimi dukej i pasigurt se si të sillej me Palacios dhe emocionet rreth fitores së saj. Ndërkohë, regjimi arrestoi një TikToker që mbronte Palacios kundër kritikave zyrtare dhe detyroi dy artistë të pikturonin mbi një mural që kishin filluar për nder të saj në qytetin e Estelí.

sheynnis palacios miss universe

Sondazh

Poll