Bota

Inskenoi vrasjen e gruas, Naim Murseli në gjykatë: S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar

Nga vendimi i gjykatës mësohet se Naim Murseli po dyshohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë kurse Kushtrim Kokalla po dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

3 Dhjetor 2023, 19:46 Nga I.A
Inskenoi vrasjen e gruas, Naim Murseli në gjykatë: S’kam ikur
Naim Murseli

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj. Seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për paraburgim u mbajt sot ku u deklarua edhe i dyshuari Murseli dhe avokati i tij Ahmet Ahmeti. Murseli tha se ai nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë vetë i rrezikuar.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, tha ai.

Avokati Ahmet Ahmeti kishte thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, ka thënë avokati Ahmeti.

30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij. 

liridona ademaj vritet liridona murseli naim murseli

Sondazh

Poll