Bota

Giorgia Meloni në Beograd: BE nuk është një klub, për unitetin e saj të vërtetë nevojitet hyrja e Ballkanit Perëndimor

Në një deklaratë për shtyp pas takimit me Presidentin e Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç, Meloni përsëriti se kjo mbështetje nga Italia do të shprehet edhe në këshillin e ardhshëm të BE-së

3 Dhjetor 2023, 20:06 Nga I.A
Giorgia Meloni në Beograd: BE nuk është një klub, për
Giorgia Meloni dhe Aleksander Vucic

ITALI- Kryeministrja italiane, e cila pretendon të jetë një ndër mbështetëset kryesore të zgjerimit të Bashkimit Europian, deklaroi sot nga Beogradi se BE nuk është një klub dhe duhet një proces serioz dhe i shpejtë për të garantuar këtë ribashkim. Por sipas saj, Evropa nuk mund të bashkohet vërtetë derisa edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e saj.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit me Presidentin e Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç, Meloni përsëriti se kjo mbështetje nga Italia do të shprehet edhe në këshillin e ardhshëm të BE-së. Sipas kryeministres, Vuçiç mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë, pasi integrimi Ballkanit Perëndimor në Union është thelbësor, ndërsa Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive në dialogun me Kosovën.

Giorgia Meloni foli më pas për luftën kundër flukseve të paligjshme të migrimit të parregullt në rrugën ballkanike dhe nënvizoi se në këtë fushë energjitë duhet të fokusohen në dimensionin e jashtëm të problemit për ta trajtuar atë përpara se të mbërrijë në Evropë. Ndër temat e tjera në bisedimet mes dy liderëve, ka pasur edhe mbështetje për Ukrainën dhe krizën në Lindjen e Mesme, me qëllim bllokimin e përshkallëzimit të konfliktit.

aleksandar vuçiç giorgia meloni

Sondazh

Poll