Sport

Shkupi fiton derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Struga ngjitet e dyta!

Pas javës së 17-të të kampionatit maqedonas, Shkupi kryeson me 35 pikë, teksa Shkëndija renditet në vend të tretë me 32 pikë.

3 Dhjetor 2023, 17:52 Nga DOSJA

Shkupi fiton derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Struga

MAQEDONI E VERIUT - Derbi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, mes Shkupit dhe Shkëndijë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve. Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 37-të, kur Trapanovski zhbllokoi takimin dhe realizoi golin e triumfit për Shkupin. Pavarësisht tentativave të vazhduara nga ana e Shkëndijës për të gjetur golin e barazimit, kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas javës së 17-të të kampionatit maqedonas, Shkupi kryeson me 35 pikë, teksa Shkëndija renditet në vend të tretë me 32 pikë. Struga nga ana tjetër, fitoi me përmbysje me rezultatin 2-3 ndaj Tikves, në një takim që dha spektakël golash.

Takimi u zhbllokua në minutën e 6-të, moment në të cilin vendasit morën avantazhin pas autogolit të Zguros, ndërsa në minutën 13-të Ivankovski dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij. Megjithatë Radeski do të barazonte për Strugën në pjesën e parë, duke shënuar golin e parë në minutën e 37-të dhe atë të “paqes” momentale në minutën e 42-të.

Takimi u vulos në minutën e 82-të, me Georgievski-n që përmbysi gjithçka dhe i dhuroi fitoren skuadrës së Shpëtim Duros.

Pas javës së 17-të Struga renditet në vend të dytë me 33 pikë, dy më pak se Shkupi kryesues, por me ekipin e Duros që numëron një ndeshje më pak, teksa Tikves renditet në vend të gjashtë me 22 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll