Sport

Dinamo e Mehmetit ka rilindur, nuk e “fal” edhe Laçin dhe shikon drejt “Final Four”...

Pas javës së 15-të ‘blutë’ e Dinamos me 19 pikë ngjiten në vendin e 5-të, Laçi tri pikë më pak të 8-tët

3 Dhjetor 2023, 17:53 Nga DOSJA
Dinamo e Mehmetit ka rilindur, nuk e “fal” edhe Laçin dhe

DURRES - Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Laçit. “Blutë” triumfuan 2-0 ndaj kurbinasve në “Niko Dovana” në sfidën e javës së 15-të të Superiores.

Fatjon Andoni (44’) dhe Patrik Bardhi (90’) ishin lojtarët vendimtarë në këtë përballje. Fillimisht Andoni do të tunde rrjetën e kurbinave në minutën e 44-të të pjesës së parë. Fraksioni i dytë do të ishte më i luftuar mes të dyja ekipeve, që patën raste të shumta, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Kjo edhe për meritë të portierëve Dajsinanit dhe Salit, që disa herë u thanë “Jo” golave të ekipeve kundërshtarë. Goli i sigurisë për dinamovitët do të vinte në minutën e 90-të, kur Bardhi do të përfitonte nga një top që nuk largohet siç duhet dhe e dërgon në rrjetë.

2-0 për Dinamon dhe Laçi dorëzohet në Durrës. Pas këtij triumfi Dinamo shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Laçi mbetet në vendin e 8-të me 16 pikë, duke krijuar imazhin e një krize në skuadrën kurbinase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll