Sport

Donnarumma fluturon me stil “kung-fu” dhe lë Parisin me 10 lojtarë! - VIDEO

Portieri, 24 vjeç, u kap në dy mendje në skajin e vijës së 16 metrave, teksa një top i gjatë luhej sipër. Ai priti shumë dhe vendosi të kërcejë me këmbën lartë duke goditur kundërshtarin Josue Casimir.

3 Dhjetor 2023, 18:22 Nga DOSJA
Donnarumma fluturon me stil “kung-fu” dhe lë Parisin me 10

FRANCE - Gianluigi Donnarumma u përjashtua me karton të kuq për një goditje fluturuese “kung-fu” vetëm dhjetë minuta pas startit të ndeshjes së Paris Saint-Germain në Ligue 1 kundër Le Havre.

Portieri, 24 vjeç, u kap në dy mendje në skajin e vijës së 16 metrave, teksa një top i gjatë luhej sipër. Ai priti shumë dhe vendosi të kërcejë me këmbën lartë duke goditur kundërshtarin Josue Casimir.

 

Arbitri u përgjigj duke i treguar menjëherë një karton të kuq, duke e lënë PSG-në të luajë pjesën e mbetur të lojës me një lojtar më pak. Ai vazhdoi momentin e tij të çmendurisë duke u ankuar te arbitri ndërsa kapiteni Kylian Mbappe e inkurajoi të largohej nga fusha e lojës. 

Një përdorues i X shkroi: "Donnarumma qartësisht është i mërzitur nga futbolli dhe dëshiron të hyjë në Royal Rumble 2024", ndërsa një tjetër postoi në Twitter: "Donnarumma mendon se është një luftëtar i UFC me atë goditje".

Një i tretë shtoi: "Ai ka parë Kung Fu Panda", ndërsa një i katërti theksoi: "Më pëlqen se si ai përpiqet ta kundërshtojë atë sikur të mos kishte faj."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll