Sport

“Paqe” në Kukësi-Teuta, “verilindorët” e mbyllin sfidën me dhjetë lojtarë…

Kukësi-Teuta ndahen më barazim pa gola në takimin e javës së 15-të të Superligë, me “verilindorët” që e mbyllën këtë sfidë me dhjetë lojtarë

3 Dhjetor 2023, 17:22 Nga DOSJA

“Paqe” në Kukësi-Teuta, “verilindorët” e

KUKES - Në javën e 15-të, në “Kukës Arena”, verilindorët, edhe pse mikpritës nuk shkuan më tepër se një barazim pa gola. Në minutën e 38-të Lala u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë vendasit në inferioritet numerik, gjë që natyrisht ndikoi rrjedhën  takimit.

Nga ana e “Djemve të Detit” të Teutës, pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë, nuk mundën që ta shfrytëzojnë superioritetin numerik.

Me barazimin 0-0, Kukësi renditet në vend të shtatë me 16 pikë, ndërsa numëron ndeshjen e pestë pa fitore. Teuta nga ana tjetër vuan në fund të renditjes me 13 pikë dhe numëron ndeshjen e gjashtë pa fitore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll