2 Dhjetor 2023, 12:55
Nga h.k
Edi Rama
ABU DABI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Klimës të mbledhur në Emiratet e Bashkuara. Rama ka folur në fjalën e tij mbi investimet dhe synimet e Shqipërisë në lidhje me energjinë dhe përpjekjet e qeverisë për të asimiluar gazrat kërcënues ndotës si një alarm global. Rama përgëzoi në fjalën e tij angazhimin e rajonit në këto çështje dhe ka dhënë disa mendime lidhur me punën që duhet të vijojë.
Kryeministri i Shqipërisë kritikoi disa vende në fjalën e tij, ku sipas tij janë larg marrëveshjes së Parisit. Nga ana tjetër Rama tha se Shqipëria ka synim të jetë lider i energjisë brenda 2030 në prodhimin neto dhe se do të rrisin investimet për zhvillimin e energjisë së erës dhe atë diellore.
“Si përfaqësues i Republikës së Shqipërisë, por edhe i një rajoni që po ecën shpejt, por është ende në zhvillim në Europë, i quajtur Ballkani Perëndimor, qëndroj këtu para jush sot për të ndarë disa mendime.
Të gjithë e dimë se për dekada vende në zhvillim si i yni, janë rrekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfida të zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Dhe po, marrëveshja e Parisit ishte një rreze shprese, një premtim i bërë nga bota për të ruajtur planetin tonë dhe banorët e tij, e megjithatë realiteti është larg zotimeve të ndërmarra. Për ta thënë ashtu siç është, barra e aksionit për klimën vazhdon të bjerë në mënyrë shpërpjesëtimore në shpatullat e vendeve në zhvillim, pavarësisht kontributit tonë minimal në këtë krizë ndërkohë që ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin e tyre për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë.
Megjithatë ajo çfarë ne bëjmë, është ajo tek e cila besojmë dhe jemi zotuar të ulim emetimet e gazrave serrë në nivel global me 20.9% deri në 2030 dhe të arrijmë asnjanësinë klimatike deri në 2050.
Së dyti, vendi ynë synon të bëhet lider energjitik në rajon dhe eksportues neto energjie deri ne 2030, por duhet ta dini që Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë.
Sigurisht nga ana tjetër, përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik sepse ne varemi nga klima edhe pse tashmë jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit.
Së treti, Shqipëria ka ecur përpara me zbatimin e praktikave të zgjidhjeve bazuar në natyrë gjatë viteve të fundit dhe këtë vit Vjosa, i pagëzuari lum i fundit i egër i Europës është shpallur Park Kombëtar në Shqipëri. Ishte për të qeshur sidoqoftë, sepse më të mëdhenjtë e më të pasurit rreth nesh në Europë, që kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre na dhanë leksione gjatë gjithë kohës se sa e rëndësishme ishte të kishim një lumë të egër në Europë, por s’ka rëndësi, të qeshësh është mirë dhe angazhimi ynë është i fortë dhe real ndaj ne e bëmë dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të vazhdojmë kështu. Në fund më lini ta përmbyll me një përmendje të veçantë e të falenderoj nga zemra vendin mikpritës të kësaj ngjarjeje të madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e këtij vendi, Presidentin vizionar Mohammed bin Zayed i cili po i tregon bashkësisë sonë të vendeve çfarë do të thotë të lidhësh fjalët me veprat dhe duke iu thënë mirupafshim të gjithëve, uroj të kishim pasur më shumë Emirate të Bashkuara Arabe në komunitetin tonë të vendeve në mënyrë që atë çfarë është e zymtë, ta bëjmë më të lehtë e rrugëtimin tonë më të ndritshëm.“-tha Rama në fjalën e tij.
samiti i klimes ne abu dabi sali berisha
Politike
2 Dhjetor 2023, 12:44
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar i shoqëruar me ov...
Politike
2 Dhjetor 2023, 12:35
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij është ndalur te aksioni opozitar dhe te ajo q&e...
Politike
2 Dhjetor 2023, 12:32
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha nga mbledhje e Kuvendit Kombëtar, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar demokracinë, plural...
Politike
2 Dhjetor 2023, 12:13
A.B
Kuvendi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për reflektim, teksa u shpreh se fundviti shënon ...
Politike
2 Dhjetor 2023, 12:00
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai ë...
Politike
2 Dhjetor 2023, 11:39
A.B
Komisionet
TIRANË- Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur komisioni i Drejtimit t&e...
Politike
2 Dhjetor 2023, 11:13
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur paraditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve. N&e...
Politike
1 Dhjetor 2023, 13:59
h.k
Foto ilustruese
LEZHË- Debate të forta kanë ndodhur në Këshillin Bashkiak të Lezhës ditën e sotme në lidhje m...
Politike
1 Dhjetor 2023, 13:59
Dosja.al
Kuvendi
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucio...
Politike
1 Dhjetor 2023, 13:37
h.k
Erion Braçe
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme është rrëzuar propozimin i Erion Braçes mbi nd...