Aktualitet

VIDEO/ Gjendet një predhë e pa shpërthyer pranë një pallati në qendër të Klosit, policia rrethon zonën, punëtorët: Është e rrezikshme e '97

Punëtorët kanë lajmëruar policinë e cila ka rrethuar zonën në mënyrë që predha të mos preket nga askush. P

3 Dhjetor 2023, 12:03 Nga a.l
VIDEO/ Gjendet një predhë e pa shpërthyer pranë një
Predha

KLOS- Disa punëtorë në Klos të cilët po gërmonin për hapjen e një themeli ndërtimi në qendër të qytetit kanë gjetur një predhë luftarake të pa shpërthyer. Predha është gjetur e mbuluar nga dheu dhe më pas u verifikua e pa shpërthyer psi ka ende djegoren në të. 

Punëtorët kanë lajmëruar policinë e cila ka rrethuar zonën në mënyrë që predha të mos preket nga askush. Po ashtu, mësohet se është njoftuar Ministria e Mbrojtjes e cila pritet të dërgojë grupin e xhenios që të bëjë të mundur zhvendosjen e predhës luftarake, ndërsa do të kontrollohet vendi nëse ka predha të tjera.

'Forcën e ka tepër të fuqishme, aq sa mund të shkaktojë shpërthimin e një pallati. U gjend në qendër, afër pallatit ku kishte edhe banorë të tjerë, edhe fëmijë. Lokali këtu, njerëzit kalojnë lart e poshtë. Është e '97", tha punëtori. 

klos

Sondazh

Poll