Aktualitet

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, lihet në burg ish-shefi i kufirit Stiljan Pasho, avokati: Nuk e njihte personin në makinë

Pasho iu ka kërkuar vartësve të tij, që të mos kontrollinin një makinë, në të cilën gjendej një sasi prej 26 kilogramësh kanabis, që kishte si destinacion Greqinë. 

3 Dhjetor 2023, 10:42 Nga a.l
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, lihet në burg ish-shefi i kufirit
Stiljan Pasho

KORÇË-  Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-shefin e policisë Stiljan Pasho, i arrestuar tre ditë më parë nën akuzën se lejoi kalimin pa kontroll të një makine me drogë.

Pasho u vu në pranga në datën 30 Nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikqyrjes policore. Pasho iu ka kërkuar vartësve të tij, që të mos kontrollinin një makinë, në të cilën gjendej një sasi prej 26 kilogramësh kanabis, që kishte si destinacion Greqinë. 

Pas seancës, avokati mbrojtës tha se mund të ketë qenë një veprim i pakujdesshëm i kryekomisarit dhe se ky i fundit nuk ka pasur asnjë lidhje me personin.

“Në vlerësimin tim ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm të veprës penale. Që kjo vepër penale të ekzistojë, duhet të ketë pasur dijeni që subjekti të ketë pasur dijeni që personi të ketë lëndë narkotike në makinë, dijeni e cila në këtë fazë është thjesht e supozuar.  Jo vetëm ka mohuar dijeninë e lëndës narkotike, por nuk e pranon dot në pozitën ku ndodhet pasi nuk e ka menduar kurrë diçka të tillë”, theksoi avokati, duke shtuar se ai nuk ka pasur dijeni të ketë patur lëndë narkotike.

Deklarata e plotë e avokatit: 

Ka zgjatur seanca se është debatuar dhe në aspektin praktik dhe teorik të provave. Në rastin konkret, në vlerësimin tim, ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm për këtë vepër penale. Pra kjo vepër penale që duhet të ekzistojë që subjekti duhet të ketë djeni të plotë, që dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike duke pasur djeni që ka pasur lëndë narkotike në makinë. Dijeni e cila në këtë fazë është e supozuar dhe nuk është e mbështetur në prova. Pra jo çdo veprim në kundërshtim me ligjin, rregulloren apo udhëzimet mund të çoj në veprën penale të trafikimit, sepse ai mund të jetë një veprim i pakujdesshëm, një veprim në tejkalim të kompetencave, një veprim për të krijuar një procedurë të lehtësuar doganore, por që të ekzistojë trafikimi duhet që subjekti (kryekomisari) duhet të kishte djeni për lëndën narkotike, gjë që nuk më rezulton nga asnjë e dhënë. Aq më tepër që nuk ka pasur asnjë njofje asnjë komunikim, të dhënë të tillë që mund ta ngrejë dyshimin në këtë nivel.

Jo vetëm që ka mohuar dijeninë për ekzistencën e lëndës narkotike, por në gjendje emotive e mohon dhe nuk e pranon dot pozitën në të cilën ndodhet. Pasi nuk e ka menduar kurrë diçka të tillë. Ka sqaruar pozitën e tij, ka shkuar në doganë me atë mjet për shkak të udhëtimit, mjet i rastësishëm dhe pikërisht në këto rrethana, i ka krijuar një farë privilegji subjektit, për të mos qëndruar gjatë në radhë. Kaq është dijenia e tij, nuk është dijenia për lëndë narkotike.

Pra dyshimin prokuroria në rast se e bën hipotetik dhe niset nga fakti që këta subjekte të proceduar kanë kaluar edhe herë të tjera në Greqi. Por ky është një dyshim hipotetik, ku praktikat gjyqësore nuk mund të ngrihet dyshim.

Ka vetëm një rast që është në muajin Maj, që nga dogana ka shkuar në Kostur me një shtetas që është në procedim, ose dyshohet se nuk dihet nëse është në procedim dhe ka shkuar nga dogana në Kostur, ku ka marrë disa ilaçe më nënën e vetë të sëmurë dhe është kthyer. Ndërkohë personi ka shkuar në selanik. Pra me një mjet të radhës që ka udhëtuar për t’u kthyer.

stiljano pasho

Sondazh

Poll