Aktualitet

Zbuluan lidhjen intime me motrën dhe rrahën brutalisht Gentian Omerin, kush është Alfred Ndoj, anëtari i pestë i së njëjtës familje që arrestohet

Ky i fundit u paraqit mbrëmjen e 18 janarit në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit si dhe thyerje të njërit gisht.

3 Dhjetor 2023, 10:49 Nga a.l
Zbuluan lidhjen intime me motrën dhe rrahën brutalisht Gentian Omerin,
Momenti i dhunimit

VLORË- Policia e Vlorës arrestoi sot 40-vjeçarin, Alfred Ndoji, anëtari i katërt i së njëjtës familje që përfundon në pranga. Ai ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe plagosjen e 39-vjeçarit Gentian Omerit. 

Ky i fundit u paraqit mbrëmjen e 18 janarit në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit si dhe thyerje të njërit gisht. 39 vjeçari nga fshati Verve, në Bashkinë Konispol u mor peng nga 3 vëllezërit me emrat Pjetër Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksandër Ndoj dhe Anton Ndoj.

Vëllezërit kishin zbuluar se Omeri kishte një lidhje jashtëmartesore me vajzën/motrën e tyre. Ata kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte 39-vjeçari të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë.  

alfred ndoj gentian omeri

Sondazh

Poll