Aktualitet

E rëndë në Itali! Po kalonte rrugën me një 21-vjeçare, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare

Ajo është transportuar në spital por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra. Ndërsa një 21-vjeçare që e shoqëronte ka mbetur e plagosur, e cila ka pësuar fraktura dhe të nxira. 

3 Dhjetor 2023, 13:24 Nga a.l
E rëndë në Itali! Po kalonte rrugën me një
Foto ilustruese

ITALI- Një 31-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në orën 21:30, pasi u përplas nga një 'Volkswagen Tiguan' përgjatë rrugës shtetërore të Rimini në drejtim të Riccione. Siç raportojnë mediat italiane, e reja u përplas disa qindra metra nga kryqëzimi i Rimini në autostradën A14, pranë dyqanit Mondo Convenienza.

Ajo është transportuar në spital por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra. Ndërsa një 21-vjeçare që e shoqëronte ka mbetur e plagosur, e cila ka pësuar fraktura dhe të nxira. Drejtuesi i fuoristradës së përfshirë në aksident është një 60 vjeçar, banues në Bellaria, i cili është nisur drejt spitalit të Riminit për të shoqëruar një person tjetër. 

vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll