Sport

Shqipëria në grupin e "ferrit" në Europian, e fillon me Italinë “Gjermani 2024”-n! Ja dhe grupet...

Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

2 Dhjetor 2023, 18:53 Nga DOSJA

Shqipëria në grupin e "ferrit" në Europian, e fillon me

GJERMANI - Shqipëria ka mësuar mbrëmjen e sotme në Hamburg kundërshtarët e rradhës që do të ketë në fazën e grupeve në finalet e Europianit, "Gjermani 2024", kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Do të jetë Shqipëri-Itali, ndeshja debutuese në këtë Europian, ndërkohë që dy kundërshtarët e tjerë do të jenë Spanja dhe Kroacia. Një grup "ferri" ky jo vetëm për kuqezinjtë, por për të gjithë grupet e këtij aktiviteti, pasi skuadrat janë me diferenca mjaft të vogla dhe sigurisht që kuqezinjtë duken në letë ekipi më i dobët i grupit.

Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll