Sport

Arsenali vazhdon me gazin në maksimum, fiton edhe ndaj Wolves!

Në ndeshjet e tjera, Brentford mposhti 3-1 Lutonin, ndërkohë që Burnley i Vincent Kompany i dha fund krizës falë “manitës” 5-0 përballë Sheffield United.

2 Dhjetor 2023, 18:09 Nga DOSJA
Arsenali vazhdon me gazin në maksimum, fiton edhe ndaj Wolves!

ANGLI - Arsenali fitoi 2-1 ndaj Wolvesit, sukses që i mundëson skuadrës së Mikel Artetës të kryesojë Premier League. Triumfe në shtëpi arritën edhe Brentford dhe Burnley.

Gunners zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Bukayo Saka kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë, teksa dyfishimi erdhi nga kapiteni Martin Odegaard.

Norvegjezi realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 13’. Arsenali menaxhoi avantazhin e dyfishtë deri në minutën e 86’.

Moment kur braziliani Matheus Cunha shënoi një eurogol për “Ujqit”. Por vetëm kaq, ndeshja përfundoi 2-1 dhe Arsenali e sheh veten i vetëm në krye me 33 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Brentford mposhti 3-1 Lutonin, ndërkohë që Burnley i Vincent Kompany i dha fund krizës falë “manitës” 5-0 përballë Sheffield United.

Me këta të fundit që luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Oliver McBurnie në fundin e pjesës së parë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll