Sport

Philipp Lahm para shortit: “Gjermania mund të shkojë larg në Euro 2024”

Philipp Lahm, drejtori i “Euro 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani (14 qershor - 14 korrik), është shprehur optimist për shanset e Mannschaft, gjatë një interviste për gazetën angleze "The Guardian".

2 Dhjetor 2023, 17:32 Nga DOSJA
Philipp Lahm para shortit: “Gjermania mund të shkojë larg

GJERMANI - Pothuajse gjashtë muaj para fillimit të “Euro 2024” në Gjermani dhe pak orë para hedhjes së shortit për grupet e turneut (e shtunë, ora 18:00), drejtori i kompeticionit Philipp Lahm ka dhënë një intervistë për gazetën angleze “The Guardian”.

Ish-lojtari i Bayern Munichut u pyet për shanset e fitores për Mannschaft, të cilët nuk e kanë fituar Euron që nga viti 1996. “Ne kemi lojtarë për të fituar. Ne jemi një komb futbolli dhe do të jemi gjithmonë në krye. Njerëzit besojnë se me entuziazmin e vendit, me përvojën e vitit 2006 (Kupa e Botës u zhvillua në Gjermani), mund të shkojmë larg”, tha ai.

"Nagelsmann?" Një trajner shumë karizmatik”

 40-vjeçari gjerman ishte po aq entuziast për trajnerin Julian Nagelsmann. “Ai është një trajner shumë karizmatik me një ide të qartë se si të luajë. Nuk mund të themi kurrë se si do të ndodhë, por unë do të doja që (Euro) të ishte një pikë kthese,”- shpreson ai. 

Për të fituar Euron, gjermanët do të duhet të bëjnë më mirë se në pjesëmarrjen e tyre të fundit, ku u eliminuan në fazën e 16-të në 2020 (kundër Anglisë, 0-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll