Aktualitet

“Një herë rastisi”, çfarë i ndodhi përgjegjësit që transportonte pula?

Me profesion Bani është elektro pompsit dhe e quanin “skrepi i Dimalit”. Në Maj 2023 Qamili mbushi moshën e pensionin, por e lanë sërish me kontratë 6 mujore.

1 Dhjetor 2023, 23:03 Nga r.ll
“Një herë rastisi”, çfarë i ndodhi
qemal bani

DIMAL- Në Tetor transmetuam rastin e Qamil Banit, një qytetar nga Dimali, i cili kishte qenë pompist në ndërmarrjen e ujësjellësit të Dimalit prej 8 vjetësh.

Me profesion Bani është elektro pompsit dhe e quanin “skrepi i Dimalit”. Në Maj 2023 Qamili mbushi moshën e pensionin, por e lanë sërish me kontratë 6 mujore.

Por pas një muaji e hoqën, duke e zëvendësuar me një person tjetër. Vetë përgjegjësi, Petref Sula ka tre vite që ka mbushur moshën e pensionit, por thotë se e mban partia.

Sula, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal, e përdor makinën e institucionit për transport pulash, biznes me të cilin, merret e shoqja.

Kur u ballafaqua me videon, drejtori u detyrua ta pranojë përdorimin e makinës, duke thënë, se ka rastisur. 

Pas transmetimit, Qamil Bani thotë se shkoi e bëri kërkesë në drejtorinë e Beratit, ku i thanë, se po e shohin me prioritet rastin e tij, për ta kthyer në punë.

“Më tha do ta shikojmë rastin tënd zoti Qamil. Sa të hapet rasti i parë do të marrim  në punë. Dhe kështu shpresoj dhe jam në pritje tani”, tha Bani.

Përsa i përket përgjegjësit të ujësjellësit, që transportonte pula me makinën e punës, komisioni i disiplinës vendosi lirimin nga detyra të zotit Petref Sula.

“Menjëherë sapo morëm njoftimin nga ju mblodhëm Komisionin e Disiplinës, i cili doli në një përfundim dhe u mor vendimi për lirimin e zotit Petref Sula nga detyra që në datë 26/10 me motivacionin për përdorimin e mjeteve të ndërmarrjes për nevoja personale. Është bërë dorëzimi i detyrës nga një komision i posaçëm dhe sot ky vend është vakant. Petrifi ka qenë në punë megjithëse ka dalë në pension. Arsyeja pse e kemi mbajtur në punë ka qenë sepse e kemi emëruar si likujdator të shoqërisë së vjetër. Kemi bërë veprimet noteriale. Pasi janë bërë këto veprime dilte mundësia që zoti Petref Sulaj të largohej nga detyra”.

Marrë nga TvKlan.

qamil bani dimal

Sondazh

Poll