Aktualitet

Vrasja e Liridona Murselit, Evi Kokalari: Ëngjëjt e tu nuk e meritonin këtë tragjedi

Po ashtu ajo shkruan se djemtë e tyre nuk e meritonin këtë tragjedi dhe ngjarje të rëndë. 

1 Dhjetor 2023, 22:44 Nga I.A
Vrasja e Liridona Murselit, Evi Kokalari: Ëngjëjt e tu nuk e meritonin
Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli. Me anë të një postimi në Facebook, Kokalari shkruan se ka komunikuar shpesh me çiftin, pasi ishin mbështetës të Trump. Po ashtu ajo shkruan se djemtë e tyre nuk e meritonin këtë tragjedi dhe ngjarje të rëndë. 

Postimi i Plotë:

Jam super e shokuar me ngjarjen e Naim Murselit, per me teper qe e kam njohur personalisht. Ka qene gjithnje pro-Trump dhe kemi komunikuar shpesh. E kam te veshtire te kuptoj cfare mund ta kete shtyre ta bej dicka te tille. Dukeshin cift i lumtur me dy femije te bukur. Sapo kishin mbaruar shtepine e tyre ne Prishtine nderkohe qe per nje kohe te gjate kane jetuar ne Suedi. E vetmja gje qe ben pak llogjike, eshte se ndoshta Liridona ka pasur 'life insurance' ne Suedi, gje qe eshte bere shume here shkak per vrasje te bashkeshorteve ne Amerike. Ndryshe, cfaredo situate te kishin mes tyre, divorci nuk eshte i veshtire per t'u bere. Por vrasja e mamase se femijeve te tu dhe per me teper ne sy te te mitureve, eshte nje krim qe kalon cdo kufi. Ka momente qe uroj se nuk eshte e vertet dhe se Naimi vet do e verifikoj qe ndoshta vrasesi ka genjyer, por te ulta me duken shanset. E vetmja gje qe ngelet per te thene ne kete pike eshte RIP Liridona dhe Zoti qofte me engjejt e tu qe nuk e meritonin kete traume.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMë me targa të huaja.

evi kokalari vritet liridona murseli

Sondazh

Poll