Bota

Vrasja e Liridona Murselit, ministrja Haxhiu: Bashkëshorti i viktimës u përpoq të fshihte krimin

Ajo ka vlerësuar punën e policisë dhe tha se ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar.

1 Dhjetor 2023, 18:37 Nga r.ll
Vrasja e Liridona Murselit, ministrja Haxhiu: Bashkëshorti i viktimës
albulena haxhiu, naim murseli

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dy arrestimet për vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Murseli.

Haxhiu konfirmon se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridonës është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë se ranë pre e një grabitjeje.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar punën e policisë dhe tha se ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Vlerësoj lart angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpijnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, shkruan më tej ministrja.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

albulena haxhiu

Sondazh

Poll