Bota

Vrau Liridona Murselin/ Ky është autori që u pagua 30 mijë euro nga bashkëshorti i saj (FOTO)

Plava i arrestuar ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

1 Dhjetor 2023, 18:38 Nga I.A
Vrau Liridona Murselin/ Ky është autori që u pagua 30 mijë
Granit Plava

KOSOVË- Granit Plava është autori që ekzekutoi me armë Liridona Murselin dy netë më parë në Kosovë. Plava është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe është paguar nga ai për të kryer ekzekutimin. Plava i arrestuar ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMë me targa të huaja.

granit plava liridona murseli naim murseli vritet liridona murseli

Sondazh

Poll