Bota

Incidenti në varrimin e 33-vjeçares, Naim Murseli dhe familjarët largojnë gazetarin nga ceremonia

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend.

1 Dhjetor 2023, 17:15 Nga r.ll
Incidenti në varrimin e 33-vjeçares, Naim Murseli dhe
foto nga ceromonia e varrimit

KOSOVË- Një incident është shënuar sot gjatë ceremonisë së varrimit së 33-vjeçares, Liridona Murseli që u vra mbrëmjen e të mërkurës.

Bashkëshorti i të ndjerës Naim Murseli dhe familjarët e kanë larguar nga aty gazetarin që ka mbuluar ngjarjen, raportojnë mediat në Kosovë. 

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

naim murseli liridona murseli

Sondazh

Poll