Bota

Vrasja e Liridona Murselit, autori: Bashkëshorti i saj më pagoi 30 mijë euro

Gazeta Express shkruan se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

1 Dhjetor 2023, 18:06 Nga I.A
Vrasja e Liridona Murselit, autori: Bashkëshorti i saj më pagoi 30
Naim dhe Liridona Murseli

KOSOVË- Personi që u vu në pranga ditën e sotme bashkë me bashkëshortin e Liridona Murselit, ka pranuar në polici se është paguar për vrasjen e saj. Gazeta Express shkruan se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Personi i dytë i arrestuar ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

liridona murseli vritet liridona murseli naim murseli

Sondazh

Poll