Bota

Përpjekje për të qetësuar tensionet mes Sunak dhe Mitsotakis? Mbreti Charles paraqitet me kravatën me flamur grek në Samitin e Klimës

Lidhur me paraqitjen e mbretit, pallati Buckingham tha se kravata ishte thjesht një nga koleksionet e tij aktuale, të cilën Mbreti e kishte veshur edhe gjatë vizitës shtetërore të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, përpara grindjes për Mermerët Elgin.

1 Dhjetor 2023, 16:14 Nga r.ll
Përpjekje për të qetësuar tensionet mes Sunak dhe
Mbreti Charles dhe Rishi Sunak

DUBAI- Mbreti Charles III është paraqitur me një kravatë me motive të flamurit grek në samitin e klimës COP28, në një kohë që ka një mosmarrëveshjeje diplomatike për Mermeret Elgin.

Monarku, babai i të cilit i ndjeri, Princi Philip, kishte lindur si princ i Greqisë, e kombinoi aksesorin me një shami gjithashtu në ngjyrën blu dhe të bardhë, sot në Dubai. Kjo paraqitje e tij siç e përmendëm dhe më sipër vjen kur aktualisht ka një mosmarrëveshjeje midis kryeministrit të Britanisë Rishi Sunak dhe Athinës pasi kryeministri anuloi një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis mbi mermerët historikë, të njohur gjithashtu si skulpturat e Partenonit.

Sipas Sky News, Downing Street tha se bisedimet ishin rënë dakord vetëm mbi bazën se grekët nuk do të lobonin publikisht për kthimin e artefakteve antike, të ekspozuara dhe në pronësi të Muzeut Britanik, gjatë vizitës së Mitsotakis në Mbretërinë e Bashkuar. Por Greqia mohoi premtimin për të mos e ngritur çështjen në këtë vizitë.

Sunak dukej se nuk e kishte parasysh zgjedhjen e veshjeve të Mbretit, e cila mund të interpretohej si një përpjekje për të qetësuar tensionet diplomatike. Ai postoi një foto të tij me monarkun në X, i njohur më parë si Twitter, duke e lavdëruar atë që ka qenë në ballë të luftës për të mbrojtur planetin tonë për më shumë se 60 vjet.

Në një vizitë në Athinë në vitin 2021, vetëm disa javë para se Duka i Edinburgut të vdiste, Mbreti tani tha se vendi i lindjes së babait të tij kishte zënë prej kohësh vendin më të veçantë në zemrën e tij. Lidhur me paraqitjen e mbretit, pallati Buckingham tha se kravata ishte thjesht një nga koleksionet e tij aktuale, të cilën Mbreti e kishte veshur edhe gjatë vizitës shtetërore të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, përpara grindjes për Mermerët Elgin.

mbreti charles iii samiti i klimes cop28

Sondazh

Poll