Bota

SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen? Blinken hedh poshtë akuzat: Armëpushimi përfundoi për shkak të Hamasit

Ai thotë se fokusi i SHBA-së është në kthimin e pengjeve, por më gjerësisht tek e ardhmja për Gazën dhe rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme.

1 Dhjetor 2023, 17:00 Nga r.ll
SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen? Blinken hedh poshtë
foto ilustruese

DUBAI- Sekretari amerikan e shtetit, Anthony Blinken i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit se SHBA dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse donin që armiqësitë të rifillonin.

"Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund - ajo mori fund për shkak të Hamasit," thotë ai gjatë një prononcimi për gazetarët në Dubai.  Blinken përmendi raketat e lëshuara në Izrael nga grupi i militantëve përpara përfundimit të armëpushimit dhe të shtënat në Jerusalem dje si shembuj të Hamasit që dëshmojnë se nuk kishte interes të respektonte kushtet e marrëveshjes, shkruan Sky News. 

Ai thotë se fokusi i SHBA-së është në kthimin e pengjeve, por më gjerësisht tek e ardhmja për Gazën dhe rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme. Blinken shton se SHBA vazhdimisht po u kujton autoriteteve izraelite që t'i mbajnë civilët e Gazës të sigurt, dhe se ai e kishte parë vendin të bënte hapa për ta siguruar këtë.

anthony blinken konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll