Sport

Skandal i ri në Angli! Një futbollist “i pa njohur” në Premier League, akuzohet për abuzim seksual nga pesë gra...

Pavarësisht se nuk zbulon emra, 'The Sun' thekson se individi pretendon të jetë i pafajshëm

1 Dhjetor 2023, 15:06 Nga DOSJA
Skandal i ri në Angli! Një futbollist “i pa njohur”

ANGLI - Një grua pretendon në një deklaratë për ‘The Sun’, se është abuzuar seksualisht që nga prilli 2021 nga një lojtar aktual i Premier League, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas të njëjtit burim, viktima ka denoncuar për herë të parë krimin në korrik të vitit të kaluar, kur policia ka arrestuar individin në shtëpi. Menjëherë më pas ai u kap, pasi u akuzua për përdhunim, këtë herë nga një grua tjetër.

E përditshmja britanike raporton se lojtari në fjalë ka abuzuar me pesë viktima, duke kryer krime të përdhunimit, abuzimit seksual dhe sjelljes kontrolluese.

Pavarësisht ankesave të bëra në Premier League, Federatën e Futbollit dhe klubin e lojtarit, ndaj tij nuk u mor asnjë masë. Në një nga përgjigjet që viktima e parë mori në një email, një nga organizatat deklaroi se "nuk kishte asnjë provë që kjo mund të përbënte rrezik për fëmijët ose të rriturit".

Pavarësisht se nuk mund ta identifikojë të dyshuarin “për arsye ligjore”, ‘The Sun’ siguron se ai mohon të gjitha akuzat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll