Sport

Zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes, mbrojtësi Riquelme nuk e beson!...

I shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes Feyenoord - Atlético Madrid (1-3), Rodrigo Riquelme nuk e ka fshehur emocionin.

30 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes, mbrojtësi Riquelme nuk e

SPANJE - Mund të mos e njihni ende, por Rodrigo Riquelme ka filluar të bëjë emër në futbollin spanjol. 

I grumbulluar për herë të parë me “La Roja” në nëntor, mbrojtësi i krahut të majtë i ‘bardhekuqve’ pati një mbrëmje të madhe në ndeshjen Feyenoord - Atlético Madrid (1-3), për të cilën edhe u shpërblye…

Pas ndeshjes, teksa po përgatitej të rikthehej në dhomat e zhveshjes, Rodrigo Riquelme u befasua kur e njoftuan se ishte vlerësuar si lojtari më i mire i ndeshjes. 

Zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes, mbrojtësi Riquelme nuk e

“Seriozisht, po tallesh me mua?”, pyeti mbrojtësi i majtë, teksa më pas nuk mundi t'i fshehë lotët…

"Është diçka shumë e veçantë, kam luftuar shumë për të luajtur me Atlético Madrid, klubin e ëndrrave të mia",- tha Rodrigo Riquelme, në një video të transmetuar nga “bardhekuqtë”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll