Sport

Sergio Ramos shënoi golin e parë në rikthim, puth fanelën e Sevillas… por nuk mjafon

Sergio Ramos shënoi golin e parë në rikthimin e tij te Sevilla dhe festoi furishëm, duke puthur distinktivin në fanelën e skuadrës ku filloi karrierën e tij futbollistike.

30 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Sergio Ramos shënoi golin e parë në rikthim, puth fanelën e

SPANJE - Sergio Ramos hapi llogarinë e tij të golave në rikthimin e tij te Sevilla dhe në fakt, në momentin më të përshtatshëm. 

Mbrojtësi spanjol hapi rezultatin për Sevillan kundër Eindhoven në “Ramon Sanchez Pitjuan” për ndeshjen e 5-të të grupit të dytë të Champions League në minutën e 24-t.

Në një ekzekutim faull nga Jesus Navas, futbollisti 37-vjeçar u gjend thellë në mbrojtjen holandeze dhe me një goditje nga afër bëri rezultatin 1-0.

Festimi i tij për këtë gol historik ishte shumë intensiv dhe përfshinte edhe puthjen e distinktivit në fanelën e skuadrës ku filloi karrierën e tij, përpara se të lidhte pazgjidhshmërisht emrin e tij me Realin.

Gjithsesi në përfundim, goli i Sergio Ramosit nuk pati vlerë as për të fituar Sevilla, por as edhe për kalimin e saj në fazën eliminatore të skuadrës andaluziane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll