Sport

Interi shmang humbjen në Portugali, Reali fiton në “Bernabeun” me Napolin!

Ndërkaq, Arsenal shkëlqeu me një fitore 6-0 ndaj Lens ndërsa befasia ishte Bayern Munich që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Copenhagen.

29 Nëntor 2023, 23:32 Nga DOSJA
Interi shmang humbjen në Portugali, Reali fiton në

PORTUGALI - Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin e dytë duke shënuar po ashtu tre gola.

Aranutovic, Frattesi dhe Sanchez me penallti i dhuruan barazimin italianëve që shkojnë në kuotën e 11 pikëve. Inter është i kualifikuar dhe tashmë e luan vendin e parë në grup ndaj Real Sociedadit në Milano.

Në ndeshjet e tjera, Real Madrid fitoi me shifrat 4-2 ndaj Napolit. Një ndeshje spektakolare në "Bernabeu" që nisi me dy gola të shpejtë, ndërsa në fund të zotët e shtëpisë ia dolën të triumfonin. Pas kësaj ndeshje, madrilenët sigurojnë vendin e parë në grup me 15 pikë ndërsa Napoli në kuotën e shtatë pikëve, luan ndeshjen e fundit me Bragën në shtëpi.

Ndërkaq, Arsenal shkëlqeu me një fitore 6-0 ndaj Lens ndërsa befasia ishte Bayern Munich që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Copenhagen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll