29 Nëntor 2023, 21:33
Nga a.l
Ben Blushi
TIRANË- Ben Blushi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për librin e tij më të fundit të quajtur “Komploti”. Një nga temat më kryesore që trajtohet në libër është ajo e emigracionit, ku Blushi u shpreh se nuk është kundër që në Shqipëri të vijnë të huajt, ndërsa shtoi se, nëse pakica bëhet shumicë, do ishte fatale. Ndër të tjera Blushi tha se njerëzit kanë ‘frikë’ nga vepra e tij.
Pjesë nga intervista:
Çfarë është ky libër?
Blushi: Është një roman, fiction që ka elementë të Shqipërisë së sotme dhe shpresoj të mos ketë elementë të Shqipërisë së nesërme. Nuk është kjo që uroj, por nuk përjashtoj mundësinë që Shqipëria të jetë plot me të huaj. Ne nuk bëhemi dot një vend evropian pa kaluar ketë spirale, që kemi emigruar dhe mund të na zëvendësojnë.
Unë nuk jam racist nga natyra. Është raciste të thuash se do vijnë të huajnë dhe do na shfrytëzojnë. A ishin racistë italianët dhe grekët? Nuk jam kundër që në Shqipëri të vijnë të huajt, por pakica të behet shumica do ishte fatale. Të huajt të ishin më të shumë se ne do ishte fatale.
Karakterizohet si traktat politik, platformë politike, je dakord me këto?
Blushi: Jo aspak, është fryt i fantazisë sime. Unë s’kam asnjë instrument politik që të ndikoj në të ardhmen, unë jam një shkrimtar. Demokracia në Evropë s’po funksionon siç ka funksionuar më parë. E njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri. Evropa ka një raport të vështirë me emigracionin. Qeveritë ndryshohen për shkak të emigracionit. Debati i ditës është mbi emigracionin. Shihni si po ndryshon Evropa nga emigracioni.
Pse ka hapur debate Komploti?
Blushi: Njerëzit kanë frikë nga ajo që kam shkruar. Kudo ku shkoni në Shqipëri… Isha në Korçë para pak ditësh dhe më thanë se ‘jemi vetëm pleq këtu’. Unë them që njerëzit nuk e lexojnë si një libër politik, por si një roman.
Parashikimet janë si të zymta?
Pse janë të zymta? Janë realitete.
ben blushi
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:23
a.l
Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu
ELBASAN- Arrestimi i bujshëm i dy të rinjve në Elbasan në tetor 2022, me një arsenal armës...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:18
a.l
Atentati
LEZHË- Por ndërsa pritej që Erind Bardhi dhe babai i tij Martin Bardhi të përgjigjeshin përpara drejtësisë...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 21:13
a.l
Reçet
TIRANË- Por kush ishte Marjan Marku, që kishte ndryshuar gjeneralitetet në Martin Bardhi dhe cila ishte ngjarja e ndodhur jo s...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 20:47
a.l
Policia Korçë
KORÇË- Një 20-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Korçë dhe nuk ësh...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 20:35
a.l
Martin Bardhi
RRËSHEN- Martin Bardhi sapo ishte liruar nga qelia. Ku po qëndronte prej disa muajsh, pas një tentative të dështuar...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 19:55
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- “Shqiptarët janë shpërfillës kur vjen puna tek të mësuarit përgjatë gjithë ...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 19:34
a.l
Policia në Holandë
HOLANDË- Autoritetet në Holandë janë vënë në alarm nga klanet shqiptare që merren me t...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 19:29
a.l
Xhevair Ibraj
IRLANDË- Një mekanik me origjinë shqiptare, Xhevahir Ibraj, 42-vjeç, u kap teksa dorëzonte një sa...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 18:47
a.l
Kabina
FIER- Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen &ldq...
Aktualitet
29 Nëntor 2023, 18:14
a.l
Ema
GREQI- Sot është mbajtur seanca e dytë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut për 21-veçaren, Ema nga K...