Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, mjeti përfundon në kanal, katër të plagosur

Mjeti tip “Mercedes” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal dhe ka marrë flakë.

30 Nëntor 2023, 07:19 Nga A.B
Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, mjeti përfundon
Aksident

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Mjeti tip “Mercedes” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal dhe ka marrë flakë.

4 personat që ndodheshin në makinë janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe janë transportuar në spital.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe zjarrfikësish të cilat rrethuan perimetrin dhe shuan flakët./Dosja.al

aksident

Sondazh

Poll