Sport

Messi-Scaloni, zbulohet “sherri” në dhomat e zhveshjes në “Maracana”...

Nga Argjentina po flitet për një përplasje Messi-Scaloni. Gjatë një emisioni në Radio TN u raportua se kishte pasur një debat në dhomat e zhveshjes së “Maracana”, pas suksesit të përzgjedhjes ndaj Brazilit.

29 Nëntor 2023, 20:21 Nga DOSJA

Messi-Scaloni, zbulohet “sherri” në dhomat e zhveshjes në

ARGJENTINE - Gjithçka nisi me deklaratat e trajnerit në konferencën për shtyp, ku çuditërisht ai vuri në pikëpyetje vazhdimësinë e tij në krye të kombëtares argjentinase. 

Lajm për të cilin, as Messi edhe as skuadra, nuk ishin në dijeni dhe që nuk u prit fare mirë, jo për shkak të zgjedhjes, por për mënyrën e komunikimit, pra fillimisht me mediat dhe më pas në dhomat e zhveshjes. 

Kur Scaloni e thirri Messin për të folur, përballja do të kishte zgjatur shumë pak: “Ai që e ndërpreu bisedën dhe u largua ishte Messi, biseda zgjati 32 sekonda”,- raportoi gazetari Jorge Rial, i cili shtoi: “Aty janë kodet në futboll. Dhe nëse e shqetëson, një lojtar të mësojë gjëra nga shtypi, e lëre më Messin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll