Aktualitet

U aksidentua gjatë natës në Sarandë dhe u largua pa pritur policinë, nën hetim punonjësi i FRONTEX 

Aksidenti ka ndodhur për shkak se 35-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.   

29 Nëntor 2023, 14:57 Nga I.A
U aksidentua gjatë natës në Sarandë dhe u largua pa pritur
Aksidenti

SARANDË- Drejtuesi i makinës që u përmbyes gjatë natës së kaluar në Sarandë është një punonjës i FRONTEX. Mësohet se 35-vjeçari rumun është vënë nën hetim, pasi pas aksidentit u largua nga vendngjarja duke braktisur makinën e tij. Aksidenti ka ndodhur për shkak se 35-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.   

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

frontex  aksident ne aksin sarande-kardhiq

Sondazh

Poll