Aktualitet

Me rolet e ndara dhe maska kirurgjikale, zbulohen detaje nga grabitja e argjendarisë në Kamëz

Një prej tyre qëndroi në makinë dhe kishte rolin e shoferit pas grabitjes, ndërsa tre të tjerë u futën e argjendari që të vidhnin flori dhe lekë.

29 Nëntor 2023, 12:37 Nga I.A
Me rolet e ndara dhe maska kirurgjikale, zbulohen detaje nga grabitja e
Pamje nga grabitja

KAMËZ- Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e argjendarisë mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Mësohet se gjithsej autorët ishin 4 dhe secili kishte rolin e tij në grabitje.

Një prej tyre qëndroi në makinë dhe kishte rolin e shoferit pas grabitjes, ndërsa tre të tjerë u futën e argjendari që të vidhnin flori dhe lekë. Një prej tyre në dorë kishte një armë tip kallashnikov, një tjetër kishte vare dhe i fundit një qese për të futur bixhuteritë e grabitura. 

Të tre personat që u futën në argjendari, kishin vendosur maskë kirurgjikale, në mënyrë që të fshehnin fytyrat. Ndërkohë për të mos lënë gjurmë, kishin vendosur doreza pune. Pasi vodhën argjendarinë, ata janë larguar me shpejtësi me makinë dhe ende nuk dihet asnjë gjë për identitetin e tyre.

grabitet argjendaria ne kamez

Sondazh

Poll