Aktualitet

DYSHIMET/ Gjendet makina e mbushur me armë në Greqi, zbulohet ADN-ja e një shqiptari

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39 vjeç, të skeduar për grabitje.

29 Nëntor 2023, 11:31 Nga I.A
DYSHIMET/ Gjendet makina e mbushur me armë në Greqi, zbulohet ADN-ja e
Arma

GREQI- Një automjet i braktisur në Palio Faliro të Athinës me armë dhe municion ka alarmuar policinë greke. Larissanet shkruan se makina u gjet ditën e premte dhe brenda tij ishte 1 armë zjarri tip kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, një bidon benzinë dhe një kokore.

Makina ishte me targa false dhe rezulton e denoncuar si e vjedhur më 14 shtator. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39 vjeç, të skeduar për grabitje. Ai rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë. 

Si objektiv në grabitja, dyshohet se ai ka pasur bankomatet e bankave, mirëpo nuk dihet se cili ka qenë objektivi i tanishëm. 

shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll