Aktualitet

EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, përfundojnë hetimet për 4 shqiptarët, Dibrani drejtonte rrjetin

Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për tu shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat.

29 Nëntor 2023, 12:19 Nga I.A
EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, përfundojnë hetimet
Foto Ilustruese

ITALI- Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro. Porteiradomato shkruan se banda synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për tu shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat. Sipas konkluzioneve të hetimeve, Arkez Dibrani ishte në krye të organizatës. Nga Shqipëria, Dibrani drejtonte trafikun e drogës, duke marrë vendime për transportin e lëndës narkotike dhe duke siguruar drejtuesit dhe mjetet e kompanisë së transportit “Ke.gi” me qendër në Durrës.

Po ashtu, Dibrani u ndihmua nga Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça. Të tre ishin përgjegjës për rrjetin e shpërndarjes së drogës në Catanzaro, duke vendosur kontakte me blerësit me shumicë të heroinës.

arkez dibrani prokuroria e catanzaro samuel garuja isa garuja samuel muça

Sondazh

Poll