Aktualitet

Bie zjarr në tre banesa në Maliq, nuk ka persona të lënduar

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

29 Nëntor 2023, 09:11 Nga I.A
Bie zjarr në tre banesa në Maliq, nuk ka persona të lënduar
Foto Ilustruese

MALIQ- Tre shtëpi kanë marrë flakë ditën e sotme në Maliq. Mësohet se banesat ku ka rënë zjarri janë ngjitur me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

bie zjarr ne tre banesa ne maliq

Sondazh

Poll