Aktualitet

Moti i keq krijon vështirësi, ARRSH: Ulni shpejtësinë kur qarkulloni, disa akse vijojnë më probleme

Në mënyrë që të shmangen aksidentet, ARRSH ka bërë thirrje për vendosjen e gomave të dimrit, uljen e shpejtësisë si dhe vendosjen e zinxhirëve. 

29 Nëntor 2023, 10:45 Nga I.A
Moti i keq krijon vështirësi, ARRSH: Ulni shpejtësinë kur
Rruga me bore

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në qarkullimin me makinë. Kjo pasi për shkak të motit të keq dhe rënies së dëborës, disa akse nacionale janë të bllokuara. Në mënyrë që të shmangen aksidentet, ARRSH ka bërë thirrje për vendosjen e gomave të dimrit, uljen e shpejtësisë si dhe vendosjen e zinxhirëve. 

Postimi i Plotë:

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës Temperaturat kanë qenë në rritje Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll