Sport

Dëmtohet Ronaldo, katër ditë para “finales” Al Hilal-Al Nassr: “Nuk është e lehtë”...

Trajneri Luís Castro flet për dëmtimin e kapitenit

28 Nëntor 2023, 13:30 Nga DOSJA

Dëmtohet Ronaldo, katër ditë para “finales” Al

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është dëmtuar në barazimin 0-0 mes Al Nassr dhe Persepolis, për Champions League të Azisë dhe është në dyshim për ndeshjen e radhës në transfertën e së premtes (1 dhjetor) ndaj Al Hilal nga Jorge Jesus dhe Rúben Neves.

“Ekipi mjekësor po studion shkallën e dëmtimit, nuk është e lehtë”,- tha Luís Castro, trajneri i Al Nassr, në fund të ndeshjes të së hënës.

“Ekipi mjekësor do të bëjë punën e tij, duke i nënshtruar lojtarit seanca rikuperimi dhe shpresojmë që ai të jetë gati për të marrë pjesë në ndeshjen e radhës ndaj Al Hilal në transfertë”,- shtoi tekniku portugez pas takimit të kësaj të hëne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll