Sport

UNIKALE! Sergio Ramos merr karton të kuq dhe thyen rekordin e... Sergio Ramosit

Mbrojtësi qendror është lojtari që ka parë më shumë kartona të kuq në historinë e La Ligës

27 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA

UNIKALE! Sergio Ramos merr karton të kuq dhe thyen rekordin e... Sergio

SPANJE - Real Sociedad priti dhe mundi Sevillan, 2-1, në një ndeshje të numëruar për xhiron e 14-të të La Ligës. Temperaturat u ndezën në fund të pjesës së dytë, dhe miqtë e  mbyllën lojën duke reduktuar në nëntë.

Në minutën e 88-të, Sergio Ramos mori kartonin e dytë të verdhë, pas një sfide ndaj Brais Mendez dhe shkoi në dush herët. Sikur të mos mjaftonte kjo, arbitri vendosi t'i tregojë një të kuqe edhe Jesús Navas, për shkak të protestave, duke e përjashtuar për herë të parë në një ndeshje të La Ligës, portierin.

UNIKALE! Sergio Ramos merr karton të kuq dhe thyen rekordin e... Sergio

Sa i përket Sergio Ramos, qendërmbrojtësi doli nga fusha me karton të kuq për herë të 29-të në karrierë, i 21-ti në La Liga. Me këtë përjashtim, ish-kapiteni i Real Madridit rrit rekordin e tij të kartonave të kuq në ligën spanjole, si dhe është lojtari që është përjashtuar më së shumti me karton të kuq në shekullin 21. Kjo ishte hera e parë që Ramos ka parë të kuq që nga kthimi në Sevilje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll