Sport

Trajneri Pochettino fillimisht kërcënoi, por në fund “thyhet”…

Trajneri i Chelseat, i 'prekur' pas fitores ndaj Newcastle, por tani për tani pozita e tij nuk është në rrezik. Argjentinas kritikoi ashpër skuadrën e tij pas 4-1 dhe tha se nuk do të kishin pushime, por “Blutë” në fund pushuan.

27 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Trajneri Pochettino fillimisht kërcënoi, por në fund

ANGLI - Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka kritikuar ashpër skuadrën e tij pas humbjes të së shtunës ndaj Newcastle (4-1) dhe është nervoz, por tani për tani, sipas mediave angleze, pozicioni i tij si trajner i 'bluve' nuk është në rrezik. 

Chelsea është në vendin e dhjetë në tabelën e Premier, jo më pak se 12 pikë larg zonës së Champions, në një sezon në të cilin lojtarët e Pochettinos nuk marrin pjesë në asnjë kompeticion evropian, pasi nuk e kanë fituar një vend të tillë sezonin e kaluar.

Gjithsesi, udhëheqja e Chelseat ruan besimin e saj ndaj Pochettinos, i zgjedhur verën e kaluar për të rikthyer skuadrën e “Stamford Bridge” në krye pas 'annus horribilis' 2022-23, kur përfundoi në vendin e 12-të. 

Fitorja e madhe 1-4 ndaj Tottenhamit dhe 4-4 ndaj Mançester Sitit të Pep Guardiolës sollën optimizëm te tifozët ‘blu’, duke pasur parasysh përmirësimin e dukshëm në lojën e skuadrës. Por me humbjen ndaj Newcastle-it erdhi dekurajimi, ndërsa drejtuesit e  Chelseat besojnë se skuadra është e re dhe projekti i Pochettino ka nevojë për më shumë kohë.

Një Pochettino nervoz u pa pas 4-1 të së shtunës. Ai kritikoi ekipin e tij “se ata ishin të butë në të gjitha aspektet, ata luajtën sikur loja nuk ishte e rëndësishme për ne, mendoj se ishte shfaqja jonë më e keqe deri më tani këtë sezon”.

Madje Pochettino tha se do t'i linte lojtarët pa ditë pushimi të planifikuar për këtë të dielë, por në fund nuk e realizoi kërcënimin. Sulmuesi Nicolas Jackson, për shembull, ishte në Villarreal-Osasuna për të vizituar ish-shokët e tij të skuadrës 'Groguet'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll