Sport

VIDEO/ Manchester United e “shtyp” dhe nuk tregon mëshirë ndaj Evertonit...

I zbritur në vendin e 19-të në Premier League, pasi iu zbritën 10 pikë, Everton pësoi një humbje të rëndë të dielën kundër Manchester United (0-3), i cili afrohet në “Top 5”.

26 Nëntor 2023, 22:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester United e “shtyp” dhe nuk tregon mëshirë

ANGLI - Pritja e Manchester United ishte mjaft e gjallë në “Goodison Park” të dielën, ku mijëra tifozë të Everton kritikuan ashpër vendimin e Premier League për t'i zbritur dhjetë pike dhe renditur në vendin e 19-të, para ditës së 13-të. 

Dhe siç thotë klisheja, fatkeqësia nuk vjen kurrë e vetme: pavarësisht se ishin dominues në një pjesë të mirë të ndeshjes së së dielës, lojtarët e Sean Dyche pësuan një disfatë të rëndë ndaj “Djajve të Kuq”.

Ata nuk mund të bënin asgjë kundër golit me gërshërë të paharrueshme të Alejandro Garnacho (3’), që kujton atë të Wayne Rooney-t në një ditë të derbit të Mançesterit.  Marcus Rashford konvertoi një penallti për të realizuar 2-0 nga Anthony Martial (53’). 

Më pas, francezi u shndërrua në golashënues për herë të parë këtë sezon, për të fiksuar rezultatin 3-0, pas një topi të ndjerë mirë nga Bruno Fernandes (75’).

Të mbështetur deri në fund nga publiku i tyre, “Toffees” goditën tetëmbëdhjetë herë në portë dhe grumbulluan disa raste të qarta, por pa arritur të gjenin qoftë edhe golin e “nderit”.

Falë këtij rezultati, kombinuar me humbjen e Tottenham (1-2) më herët gjatë ditës kundër Aston Villas, Manchester United (i 6-ti) është dy pikë më afër “Top 5” në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll